Ndërsa njëmbëdhjetëvjeçarja Kyle Ramos po luante në iPhone 6 të saj, ky i fundit nisi të qesë flakë.
Pajisja shpërtheu dhe vajza e hodhi në shtrat. Si pasojë e shpërthimit, Ramos mori djegie të lehta.
Pas këtij rasti që ka ndodhur në Bakersfield të Kalifornisë, kompania Apple ka nisur një hetim dhe nga zyra lokale kanë premtuar se do t’i dërgojnë Ramos një iPhone të ri, ka bërë të ditur nëna e saj.
Apple dyshon se shkaku i shpërthimit mund të jetë ngarkimi i tepruar i pajisjes ose përdorimi i produkteve shtesë përveç kabllove të tyre, si dhe mirëmbajtja në servisim të paautorizuar.
Përndryshe, Samsung u detyrua disa vjet më parë të tërheqë nga shitja Galaxy Note 7 në nivel global, pasi shumë konsumatorë u ankuan se telefoni kishte shpërthyer.