A po luftohet Shqipëria me sulme të njëpasnjëshme nga Irani? Sulmet kibernitike nuk po ndalet dhe duket se është forma me të cilën Irani do të vijojë të shkaktojë probleme në Shqipëri. Ndaj për këto ngjarje kaq të rënda për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm, kreu i shërbimit informativ dhe drejtoresha e AKSHIT do të thirren në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit për të dhënë informacion mbi sulmin kibernetik nga Irani.
Krerët e institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend do të thirren në seancë dëgjimore për të dhënë shpjegime mbi sulmin kibernetik nga Irani.
Opozita paraqiti kërkesën në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku si shqetësim kishte nivelin e përgatitjes së shtetit shqiptar përballë të tilla situatash. Kërkesa është mbështetur edhe nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, i cili u shpreh se seanca duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura.