Mijëra iranianë morën pjesë sot në marshimet e përvitshme në mbështetje të palestinezëve, teksa përleshjet në Jeruzalem lanë përsëri dhjetra të plagosur.
Ceremonitë përkujtimore të Ditës së Jeruzalemit mbahen të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në Iran.
Ato janë nisur prej vitit 1979 nga lideri Aiatollah Komeini dhe karakterizohen nga thirrje anti-amerikane e anti-izraelite.
Marshuesit sot mbanin pankarta ku thuhej “Jeruzalemi është i yni” dhe “Dita e Jeruzalemit është dita e Islamit”.
Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe mbështet kauzën e Palestinës, që ka qenë thelbi i politikës së tij të jashtme që prej revolucionit islamik në 1979.
Marshimet e të premtes u mbajtën në Teheran dhe qytete të tjera të madha si Mashad, Isfahan e Tabriz, sipas agjencisë vendore IRIB,
Demonstratat zhvillohen gjithashtu në një kohë dhune vrastare në Bregun Perëndimor, në Jeruzalem dhe në Izrael.
Në përplasjet e sotme në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem 42 palestinezë u plagosën nga ushtria izraelite, tha gjysmëhëna e kuqe palestineze.
Gjatë dy javëve të fundit të përleshjeve me ushtrinë më shumë se 300 palestinezë janë plagosur dhe të paktën 10 kanë humbur jetën në Jeruzalem e Bregun Perëndimor.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2022/04/iu-3-1024x624.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2022/04/iu-5-1024x585.jpg)