Gjithë bota u fiksua pas veshjes së Kim Kardashian, apo Megan Fox, e të tjerë personazhe që e kaluan çdo kufi të imagjinatës me ato që zgjodhën, por Irina Shayk na tregoi se e kishte kuptuar shumë mirë tematikën e festës dhe e kishte zbatuar më së miri. Këtë vit ‘Met Gala’ pati si ‘theme’: Modën amerikane ndër vite. Irina preu flokët me modelin ‘pixie’ që i përket si trend viteve ’90 dhe u shfaq në ‘Met Gala’ me një fustan rrëzëllues mbuluar me lule. Kjo prerje flokësh që është një lloj shkallëzimi shumë i shkurtër i flokëve, ka marrë vëmendje edhe para pak vitesh kur u rikthye fuqishëm, ama pak guxojnë ta provojnë.
Irina mund të jetë e vetmja që e ka kuptuar temën e Met Gala, të paktën për flokët
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment