Urdhëri i kryeministrit Rama për liridaljen e nënave me fëmijë ditën e sotme gjer në orën 11:00, pas vendimit për pensionistët, është pritur me të qeshura dhe gallatë në rrjetet sociale.
Disa qytetarë thanë se Rama është duke testuar popullatën, të tjerë shkuan më tej duke ironizuar se çfarë duhet të bëjnë baballarët në rastin e daljes së nënave.
“Po opozita kur e ka ditën për të dalë?! Deri në orën 11:00, kuptohet…”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.