Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri në periudhën e vitit 1997, Paolo Foresti reagon për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia.
Ish-ambasadori kujton se Spahiu me profesion kirurg ishte të premten e shkuar në Milano për të marrë pjesë në promovimin e librit të tij për vitin e vështirë 1997, i cili “me sa duket po përsëritet më shumë se 20 vite më pas”.
Status ne Facebook i Paolo Forestit:
Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas. Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale.