Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK ministrin Manja. Firmosi për ekstradimin në Hagë

11:30 / December 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dritan Goxhaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dritan Goxhaj ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, kjo për shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Dritan Goxhaj, ish-anëtar i UÇK. Kallëzimi në fjalë është bërë lidhur me procedurat dhe pranimin e kërkesave të Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e Goxhajt kur u arrestua.

Dritan Goxhaj u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Hagës i akuzuar për krime lufte, u lirua nga Gjykata e Apelit. Ish-luftëtari i UÇK-së ngriti akuzat ndaj ministrit Manja lidhur me procedurat dhe pranimin e kerkesave te Gjykates Speciales të Kosovës per ekstradimin e tij.

Në padinë e ngritur, Goxhaj shprehet se “Ulsi Manja jo vetëm si Ministër i Drejtësisë por edhe si Deputet i Parlamentit Shqiptar ka dijeni të plotë se Parlamenti Shqiptar nuk ka ratifikuar dhe as e ka bërë ndonjëherë pjesë së marrëveshjes së ekstradimit me Kosovën, Ligjin Special mbi të cilin janë ngritur Dhomat Speciale të Kosovës”.

Ai akuzon ministrin e Drejtësisë se në funksion të detyrës së tij ka vepruar në kundërshtim me ligjet. “Neni 11 i Kodit Penal sanksionin se ekstradimi nuk lejohet: Në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një karakter politik ose ushtarak”, shkruhet në Padi.

Dritan Goxhaj ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.