Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ish-banori i BBA: Jam abuzuar për 7 vite nga i forti i lagjes

16:54 / September 16, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ef44c8aff5b94b6b7a43a4d9d0208d42
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elton Tozaj dikur pjesë e Big Brother me njerëz të thjeshtë, ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day”. Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

Një rrëfim dramatik, ku për herë të parë në praninë e nënës së tij, moderatores, kamerave dhe publikut shqiptar, Elton Tozaj ka folur për një nga dramat më të mëdha të jetës së tij.

Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.

Elton Tozaj: Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.

Brunilda Lahe: Kjo që sapo bëre është një rrëfim shumë i fortë. Për më tepër që ky rrëfim vjen krah nënës tënde. Thua se je abuzuar për 7 vite.

Elton Tozaj: Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje.

Ermira (Nëna e Eltonit): E shpreh herë pas here, Kjo më tremb.

Brunilda Lahe: Si e mësove zonja Ermira?

Elton Tozaj: Unë kam përshtypjen që mami e dinte, por nuk ma ka thënë. Njëherë më tha se mamaja jote gjithmonë i kam kuptuar.

Brunilda Lahe: Pra mamaja i ka kuptuar kur ka përfunduar?

Elton Tozaj: E ka kuptuar shumë vonë.

Brunilda Lahe: Shpëtove vetë?

Elton Tozaj: Jo personi që e ka bërë këtë gjë, ka vdekur në 97-ën. Ishte një i fortë i lagjes.

Brunilda Lahe: Person në lagje?

Elton Tozaj: Po komshi në kat të katërt.

Brunilda Lahe: Ku ndodhte abuzimi?

Elton Tozaj: Shokët e babit ishin pedagogë dhe bënin xhiro me biçikleta. Dhe një nga këto raste ishte hajt t’i bëj xhiro Tonit. Pastaj ka qenë dhunë psikologjike e përditshme, pasi ka qenë vetëm 2 kate para nesh. Kam përshtypjen se ishte Zoti ai që e hoqi.

Brunilda Lahe: Nuk gjete forcën ta tregoje për 7 vite?

Elton Tozaj: Kisha shumë frikë. Mendoja se kisha bërë krimin më të madh te jetës time. Ishim shumë injorantë në atë kohë. Nuk kishim informacion.

Brunilda Lahe: A ja ke thënë njeriu në atë periudhë?

Elton Tozaj: Jo, kurrë! Unë e kam folur shumë vonë. Gjej rastin këtu të them Dorit, Xhuli, Ardit miku im më i mirë. Kurrë nuk ja kam thënë familjes time, pavarësisht se këta e kuptuan se çfarë kisha kaluar.

Brunilda Lahe: E kuptuan vite më vonë?

Elton Tozaj: E kuptuan. Mbase mund ta dinin, por nuk e besonin, ose nuk e konceptonin. Por kur shpërtheva para 4 vitesh, sa kishte vdekur babi, pas 2-3 javësh. Kjo gjë më shton pastaj dhe pjesën tjetër që më ndodhi me punën e portaleve. Përfiundova të isha në konsumator i rregullt i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Brunilda Lahe: Vitet e fundit?

Elton Tozaj: Po, mu kthye në një mënyrë jetese, kujtoja se çdo gjë kishte marrë fund, kujtoja se kaq ishte jeta ime. Shpesh shkoja deri aty sa po e bëj për t’i dhënë fund jetës. Gjej ratin t’i kërkoj falje mamit, për gjithçka ka kaluar, për sakrificën që ka bërë. Për mua është grua e hekurt e fortë

7 vite abuzim Elton Tozaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.