Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka zbuluar se është një lidhje dashurie.
E ftuar si opinioniste në emisionin e “Për’puthen”, ajo tregoi se ka gjetur partnerin ideal.
“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj”, tha Mikela Pupa.
Kjo e fundit shtoi se partneri i saj nuk është personazh i njohur i ekranit dhe preferoi që të mos zbulonte më shumë detaje nga kjo lidhje.