Nutricionistja Diola Dosti dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Erolld Belegu janë në një lidhje dhe tashmë nuk ka mlë dyshime. Kjo në bazë të disa postimeve që kanë shpërndarë në rrjete sociale, në vende të ndryshme, ku edhe kanë bërë të dyshohet. Ka qenë së fundmi autori i këngës “Një mijë fjalë” që ka zyrtarizuar romancën me një imazh të shpërndarë në InstaStory. Fillimisht, ai ka ndarë një imazh duke i mbajtur dorën teksa shfaqet në makinë, e më pas edhe një tjetër ku ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 2” i jep një puthje në faqe.

