Ish-bashkëshortja e ish-ministrit Ahmetaj, Albina Mançka paraqitet në SPAK.
Mançka u pyet nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.
Mançka gjatë marrjes në pyetje ka thënë se vilën që i është sekuestruar ia ka lënë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kujtojmë që Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.
