Një grua nga fshati Pirg i qytetit të Korçës ka shkuar sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku ka treguar historinë e trishtë të jetës së saj.
40-vjeçarja ka qenë e martuar me një djalë nga ky qytet dhe është njohur me të para shumë viteve në ambientet e një kishe.
Ajo nuk e ka ditur se ai ishte më i vogël fillimisht, dhe pasi e ka mësuar ka dashur të ndahet por partenri i saj nuk e ka pasur problem.
40 -jeçaria rrëfen se martesa ka qënë e vështirë. Ajo ka jetuar në Greqi me bashkëshortin, por pas divorcit gruaja është rikthyer në Shqipëri. 40-vjeçaria rrëfen se shkak i mosmarrveshjeve të shumta ka qënë bixhozi, ish-bashkëshorti sipas saj nuk angazhohej në familje dhe paratë i linte bixhoz.
Sot gruaja kërkon nga ish bashkëshorti detyrimet ushqimore si dhe një prokurë për të lëvizur me vajzën në Italia ty ku e pret e motra. Gruaja do ti japë vetes së saj dhe vajzës një jetesë më të mirë,por ish bashkëshorti sërisht bëhet pengesë.
Jo vetëm kaq, por ish-vjehrri dhe ish-vjehrra e kanë kërcënuar me jetë Arjanën.