Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-deputeti i PBDNJ-së zbulon dy emrat e njohur që mund të marrin drejtimin e Himarës

22:19 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një studio televizive temë e nxehtë diskutimi ishin prapakenat për Himarën si dhe negociatat Tiranë-Athinë.

Ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço foli për përpjekjet në zgjidhjen e çështjes së bashkisë së Himarës pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak dhe tërheqjes e Jorgo Goros.

Por ndërkohë që në mediat greke u përfol emri i Vangjush Tavos, i propozuar nga kryeministri Edi  Rama për postin e kryebashkiakut të Himarës, Miço njoftoi se përveç tij janë edhe dy emra të tjerë. Bëhet fjalë për gazetarin Ilir Paço dhe biznesmenin Theodhori Çami.

“Kam marrë disa informacione në rrugë private. Zgjidhja është që t’i lihet kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që të hidhte në tavolinë disa emra dhe derisa të shprehet drejtësia të bëhet zëvendësimi, që bashkia të funksionojë. Përveç Tavos është gazetari Ilir Paço dhe Theodhori Çami një biznesmen nga Dropulli, që nuk kanë lidhje me Himarën”.

Sipas Miços, Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij.

“Nuk do të doja të ishte në negocim pala greke ne kemi mundësi ta zgjidhim vetë këtë problem Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij. Është problem shqiptar që mund të zgjidhet dhe kjo do ta zbuste konfliktin dhe Greqia të rishihte mekanizmin e vetos”.

 Ish-deputeti thekson se alternativa me këto 3 emra dhe emra të tjerë pa konsensusin e Belerit nuk do të pranohet as nga Greqia.

“Ka mundësi të zgjidhet kjo nëse është dëshira e dy palëve dhe duke patur parasysh dëshirën e zotit Beleri. Zëvendësimi i përkohshëm i kryetarit të bashkisë me këto 3 emra pa konsensusin e Belerit, nuk është alternativa më e mirë dhe nuk do të pranohet nga Greqia”.

Himara KANDIDATET thoma mico
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.