Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike në një postim në rrjetet sociale është shprehur se me 25 prill Durrësi duhet t’i kthehet qytetarëve. Bylykbashi shkruan se deri më sot qyteti bregdetar është pushtuar nga “hienat”, të cilat e kthyen Durrësin në kryeqytetin e krimit të organizuar. Bylykbashi rendit të gjitha arsyet përse me 25 prill duhet të ketë votime masive për të rrëzuar Edi Ramën.
Më poshtë postimi i plotë:

