Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet opozita dhe përçarjen brenda PD-së.
Ai thekson se nuk është dakord me Berishën kur vjen pjesa e bashkëpunimit me Metën, me argumentin se ky koalicion e ka rrënuar PD-në.
“Berisha mund ta vlerësojë sa herë të dojë Metën. Berisha është Berisha, Murrizi është Murrizi dhe si unë mendojnë dhe të tjerë. Unë nuk jam dakord me Berishën në këtë pikë.
Dhe s’kam qenë dakord edhe për koalicionin që do të bëhej në 24 maj. Nëse Berisha e quan sukses humbjen, është punë e tij. Ka rritur në mënyrë artificiale një parti që ishte e shkrirë dhe sot KQZ thotë se i kanë dhënë 2 a 3 komisionerë në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Pra e ka bo parti të madha kur ka vetëm 4 deputetë, dhe një i ka ik, pra ka 3 deputetë”, tha Murrizi në “Zona Zero”.