Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-deputeti i PS: Bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha. Po luhet më shumë se më parë, themi t’i kontrollojë shteti, jo privati

22:20 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bastet....
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PS-së Fidel Ylli tha se bastet nuk i mbylli as Enver Hoxha. Një nga iniciuesit për rikthimin e  tyre tha në “Open” se bastet online po luhen më shumë se më parë dhe se me rikthimin synohet kontrolli i tyre nga shteti, jo privati.

Ylli solli shembuj, duke thene se “baste ka në Francë, Gjermani, Angli, Suedi, Finlandë, në të gjithë vendet që janë pjesë e Europës”.

“Që u mbyllën bënë mirë që u mbyllën, unë e kam votuar me dy duart. Zbrisje poshtë lokalit dhe kishte 15 lokale bastesh. Qeverisë i kishte ikur nga kontrolli situata. Luhet më shumë online se më parë. Unë vetë nuk luaj.

Të kontrollon sistemi. Sot luajnë me 20-30 mln në javë. Si është më mirë që këto para, para të pista, droge, krimi, i marrin i çojnë në Malajzi, 400 mln lekë i ikin shtetit shqiptar.

Kontrabanda është në të gjithë vendet e botës, mund të hapësh llogari fiktive, por ti mund të luash me 2-3-5 dollarë. Këto janë dëgjesa publike që ta informojmë opinionin publik pse i kërkon qeveria këto.

Bastet nuk i mbylli Enver Hoxha. Ne themi t’i kontrollojë shteti, jo privati dhe këto para t’ia japë rinisë, sportit që të kemi mundësi të mos luajnë fëmijët se do vërë kartën e identitetit, të mos luhen miliona para të pista.

Ai fund duhet të mbaronte se ishte një shpifësirë e madhe. Nuk do jenë më bastet nëpër sallone, ti do kontrollohesh se celulari jot ka lënë gjurmë dhe krimi ekonomik vjen nesër, ti ku i gjete lekët që po i vë bast. Unë po të tregoj ligjet europiane. Qeveria italiane nuk është e marrë. Bastet u mbyllën me sallone që rrinin me orë të tëra. Kontrabandën nuk e zhdukim dot se ka dhe kontrabandë nafte dhe cigaresh. Po them pse qeveria ma lejon një paketë që thotë të vret, që dëmton jetën e njerëzve. Pse alkooli që është haram lejohet. Janë fenomene që janë kontrolluar që në kohët e lashtësisë. Mos të luajnë njerëz që janë nën 18 vjeç dhe me shuma të mëdha parash”, deklaroi Ylli.

Bastet fidel ylli privati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.