Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ish-deputeti i PS-së rezulton pozitiv me COVID-19, vetkarantinohet e gjithë familja. Apeli i tij për miqtë: Bëni provën e tamponit

23:42 / July 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Toci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një statusi në facebook ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka njoftuar se pas analizave ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Toçi bën të ditur se është vetkarantinuar e gjithë familja, megjithëse ka rezultuar pozitiv vetëm ai.

Postimi i Toçit:

I PREKUR NGA COVIDI  🙁

Dua të njoftoj miqtë e mi, të afërmit dhe të njohurit e shumtë se pas disa hamendjesh e dyshimesh për shkak të një gjendje dobësie shëndetësore vendosa të bëj provën e tamponit nëse kjo vinte nga prekja e sëmundjes së shekullit, Covid-19.

Dhe rezultova pozitiv:-(

Pas kësaj, unë dhe familjarët e mi, edhe pse ata nuk rezultuan si unë të prekur, iu nënshtruam vetëkarantinimit, për të mbrojtur jetët tona dhe të të tjerëve, por dhe në zbatim të ligjit, transparencës e në emër të moralit qytetar.

Sot, 5 ditë pas jetës në karantinë i izoluar në shtëpi, vendosa t’u drejtohem intitucioneve të specializuara të kujdesit shëndetësor për ta ndjekur gjendjen time shëndetësore, me besimin e plotë në kujdesin dhe aftësitë e tyre profesionale e humane.

U bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve që puna, shoqëria apo rastësia i ka bërë të kontaktojnë me mua këtë javën e fundit, të shkojnë e të bëjnë me domosdo provën e tamponit, për t’u siguruar se janë negativ, për të mbrojtur veten, familjet e tyre, të afërmit dhe gjithë shoqërinë tonë!

Duke besuar në mirkuptimin dhe vlërësimin e këtij njoftimi jo të këndshëm, ju ftoj të bëni të gjitha përpjekjet për vlerësimin dhe zbatimin e masave me rreptësi dhe rigorozitet për t’u mbrojtur nga kjo flamë, sepse unë që po e provoj ju garantoj se nuk është thjesht një lojë dhe as ekzagjerim i situatës, siç thuhet jo rrallë me mendjelehtësi të çuditshme dhe naive.

Lutem për ju të gjithë, miqtë e mi, që të mos ta provoni këtë situatë, por çdo gjë varet nga secili prej jush! 🙏

fatmir toci pozitiv tamponin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.