Myslim Murrizi anëtar i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit është i mendimit se në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha do të kishte dalë më mirë në zgjedhje nëse nuk do të ishin në koalicion me Ilir Metën. Duke folur në Report Tv, Murrizi tha se nëse do të kishin dalë në zgjedhje pa Metën ata do të mund të merrnin 100 mijë vota më shumë.
‘Unë kam qenë kundër koalicionit me Metën. Do të kishim 100 mijë vota më shumë po mos të kishim dalë me Metën. Nuk them që fiton, por do të kishte marrë më shumë vota.’-tha Murrizi.
Sa i takon rikthimit aktiv të Lulzim Bashës në PD e propozimit për lista të hapura, Myslim Murrizi u shpreh se kjo është një mënyrë që ka zgjedhur, Basha për të shpëtuar, ndërsa e cilësoi si diçka hipokrite. Sipas Murrizit, Berisha duhet të krijojë një parti të re.
‘Nuk është serioz ky. I kam kërkuar lista të hapura, është hipokrite. Nuk ka shpëtim tjetër për të ndenjur në politikë nëse nuk ka lista të hapura. Listat e hapura janë një motiv që secili që aspiron në politikë. Kryetari i ri i PD-së jo kukull vetëm se duan ndërkombëtarët. Listat e hapura janë shpëtim për rikthimin e Bashës. Listat e hapura, Basha është mashtrues klasik, nuk e dallon dot se kur qethet. Është mashtrues klasik! Nuk i besoj. Është mashtrues për listat e hapura për sistemi zgjedhor, për atë që thotë më ka penguar Berisha.’- tha Murrizi.