Opozita paralajmëron se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj tha se opozita gaboi nga ana strategjike lidhur me protestat.
“Partia Demokratike e ka kryetarin e saj që gëzon mbështetje, ashtu siç edhe partitë e tjera opozitare. Presidenti nuk përbën asnjë lloj interference me opozitën, presidenti është në mbrojtje të kushtetutës siç edhe e thotë kushtetuta. Kjo minorancë po përpiqet që të marrë Gjykatën Kushtetuese dhe kush do të jetë ai që do ta mbrojë, do të jetë presidenti. Unë nuk shikoj lidhjen ndërmjet protestave që kemi zhvilluar vitin e kaluar. Protestat kanë qenë me karakter të mirfilltë politik.
Ne gabuam nga ana strategjike sepse duhet të rrinim në shesh të rrethonim kryeministrinë parlamentin dhe institucionet e krimit deri sa qeveria të jepte dorëheqjen dhe të shkonim në një qeverisje të pranueshme nga vullneti i zgjedhësve shqiptarë, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve të reja lokale gjë që do të ndodhë shumë shpejt.
Këtu i referohem të gjithë dialektikës së zhvillimeve politike duke filluar nga 2017 në Shqipëri dhe të gjitha këto do të kenë një pikë kulminante që do të jetë krijimi i një qeveria elitare që do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme dhe do të përsëriten zgjedhjet lokale, ”u shpreh Biberaj në Fax News.