Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-deputeti zbulon planin e demokratëve nëse shtyhet vendimi për Reformën Zgjedhore

17:40 / March 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Partia Demokratike e paralajmëron PS-në se do të përballet me rezistencë të fortë nëse tenton të zvarrisë qëllimisht reformën zgjedhore.

15 marsi është afati i fundit ku palët duhet të dakordësohen për paketën e ndryshimeve zgjedhore që ndër të tjera përfshin edhe kushtin e opozitës për qeveri kujdestare.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se “kumbarë” të kësaj tryeze ekstraparlamentare janë ndërkombëtarët dhe nëse Edi Rama i zhgënjen opozita do të nisë protestat.

Kadilli: Qeveria kujdestare është kërkuar që 3-4 vjet përpara. Ka modele të ngjashme si krijohet balanca në një proces zgjedhor me një qeveri kujdesatare dhe administratë të kontrolluar nga kjo qeveri. Gatishmëria për ta mbyllur me datë 15 mars, më shumë se gatishmëria është detyrimi. Data 15 është për të mbyllur dakordësinë do të kemi qeveri kujdestare apo jo. Shndërrimi i marrëveshjes në ligje mund të kërkojë më shumë kohë, ndoshta dhe një muaj tjetër.

Nëse Partia Socialiste do të tentojë ta zgjasë në mënyrë artificiale të jeni të sigurt se do të përballet me një presion në rritje të opozitës dhe qytetarëve. Nëse deri sot jemi në tryezë, jemi për tu marrën vesh. Dhe përballja, nëqoftëse në këtë rast kemi mbëshetjen e ndërkombëtarëve dukshëm, të jeni të sigurt se do të ketë një suskses më të prekshëm sesa përballja që ka filluar që në 2017. Sot ata (ndërkombëtarët) janë “kumbarët” e kësaj tryeze, formatit ekstraparlamentar, nëse ata do të zhgënjehen me Edi Ramën sikurse ne, të jeni të bindur se protesta do të ketë tjetër tonus, tjetër energji, tjetër forcë dhe rezultati do të jetë tjetër gjë.

Ai thotë se situata është në favor të opozitës si brenda ashtu dhe jashtë.

Kadilli: Sot e gjejmë veten më të mbështetur edhe brenda, edhe nga ndërkombëtarët. E patë manifestimin e  fundit të thirrur nga Presidenti, manifestim shumë i madh imponues, shohim dhe opiniopnin e Venecias dhe kuptojmë që gjërat kanë ndryshuar. Mazhoranca është e vetmuar nga qytetarët, e vetmuar nga forcat politike dhe ndërkombëtarët.

Ish-deputeti reformën zgjedhore vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.