Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se si do të veprojnë kryebashkiakët e djathtë pas certifikimit të kryebashkiakëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit:
Alibeaj tha: “Ligji thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shërbyer qytetarëve, deri sa të vijë një tjetër i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën.
Ai vijoi: “E kemi thënë shumë kohë më parë, asnjë nga përfaqësuesit tanë në bashki, atje ku janë apo edhe në këshill nuk do të bëjnë përtej tejkalimit të ligjit.”