Ish-deputetja demokrate ka “tradhtuar” Partinë Demokratike dhe i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo është bërë pjesë e kampingut veror të LSI-së që mbahet në Jalë, ndërsa ka trajnuar të rinjtë e kësaj force mbi politikën dhe marrëdhëniet publike. Fotot nga ky aktivitet i ka shpërndarë vet LSI.
“Aktivitetet, puna, trajnimet dhe argëtimi nuk munguan as ditën e djeshme në kampin veror të LRI-së. Kampistët u trajnuan në fusha të ndryshme nga Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama dhe ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma. As në mbrëmje nuk mungoi entuziazmi dhe surprizat. Të pranishëm në aktivitetin e mbrëmjes ishin Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, Nënkryetarët Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj, ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma dhe shumë të ftuar të tjerë”, thuhet në njoftimin e LSI.