Pas deklaratës së Ralf Gjoni që e quan “rrogë të qelbur” atë të deputetit, teksa komentonte edhe incidentin ku u qëllua me bojë kur dilte nga shtëpia, ka reaguar edhe ish drejtoresha e Tatimeve, socialistja Brisida Shehaj.
Në një postim në rrjetet sociale Shehaj thotë se nëse ai do e kishte bërë këtë deklaratë në ndonjë vend tjetër, do e kishin nxjerrë “me shpulla jashtë Parlamentit”.
STATUSI I PLOTE:
“Në daljen e parë si deputet ky individi fyen taksat tona duke thënë se 1.6 mln lekë neto na qenkan të qelbura në Shqipëri. Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit. (Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë.”