Ish Presidenti i vendit Rexhep Mejdani, ish kryetari i Kuvendit Namik Dokle, ish kryeministri Ylli Bufi, ish ministri i Arsimit Et’hem Ruka dhe ish deputeti socialist Sherif Bundo kanë pozuar herë pas here sëbashku.
Ato tregojnë se jo vetëm kanë punuar bashkë vite më parë, por deklarojnë se miqësia mes tyre është e shenjtë dhe e fortë.
Ish ministri i Arsimit Et’hem Ruka në një postin shkruan:
“Me miqtë e mi të vjetër Prof Dr Rexhep Mejdanin, Namik Doklen, Ylli Bufin dhe Prof Dr Sherif Bundon. Faleminderit profesor Bundos që është katalizatori i këtyre takimeve. Miqësia jonë mbetet po aq e shenjtë sa dikur kur u përfshime në politikën aktive.”