Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ish-drejtuesi i Policisë bën deklaratën e fortë: Grupet kriminale po stërvitin adoleshentë për të kryer ekzekutime

22:09 / January 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajdarmataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj i ftuar në një program televiziv ka komentuar atentatin e kryer mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku viktimë mbeti një 22-vjeçar. Ai u shpreh se vrasja mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrjeje duke marrë parasysh inkriminimin e të atit të viktimës dhe një atentat të kryer më herët ndaj xhaxhait të tij. Sipas tij atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe vrasja është kryer nga profesionistë me pagesë.

Hajdarmataj theksoi se grupet kriminale sot po stërvitin të rinj dhe adoleshentë për të kryer vrasje të kësaj natyre.

“Unë jam i mendimit se nëse ka dalë pista e ngatërresës së objektivit, ky i fundit duhet të jetë brenda familjes. Inkriminimi i babait të tij dhe atentati i mëparshëm ndaj xhaxhait mund të kenë lidhje. Mosha e re e tij përjashton deri në një farë mase pistën e lidhjes me krimin, sa të jetë aq problematik dhe të jetë objektiv për aktivitetin e tij personal. Për shkak të hakmarrjes, mund të ketë qenë objektiv. Qëllimi i grupit kriminal mendoj se është vetëm hakmarrja.

Atentati është i mirëorganizuar dhe gjithçka është bërë e llogaritur. Viktima është ndjekur. Unë medoj se objektivi është brenda fmailjes. Sa i përket shumës, është te mënyra e realizimit. Makina dhe armët nuk janë aq të kushtueshme, por ka qenë siguria që ka kërkuar grupi. Është patjetër një vrasje me pagesë e kryer nga profesionistë.

Kjo nuk ka të bëjë me ish-përdorues të armëve të tilla. Sot grupet stërvisin adoleshentë për të realizuar krime të tilla. Nëse do të marrim ish-punonjës policie apo efektivë të tjerë, janë një numër i pakët jashtë shërbimi”, u shpreh ai.

adoleshentet arben hajdarmataj grup kriminal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.