Deta Kokomani deklaron se nuk është më e dashura e Ervis Martinajt. Duke folur në Report tv, ajo thekson se e ka harruar me kohë atë.
“Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s’dua fare”,
Po ashtu, mohon fjalët që kanë qarkulluar në media se Deta Kokomani ka thënë që Ervis Martinaj ka qenë me një vajzë tjetër kur u zhduk duke sqaruar shkurt: “Se kam thënë këtë”.
Ajo përflitet se ka qenë ndër personat e fundit që e ka takuar para se të zhdukej.
