Xheni Mhillaj u bë e njohur për publikun shqiptar si njê konkurente në reality show-n Big Bro×ther Albania. Ajo dhe Bernardi u njohën brenda garës për tê fituar çmimin e madh dhe historia e tyre frymëzoi gjithë Shqipërinë. Por erdhi një kohë që dyshja u nda dhe sot po dëgjojmë për një tjetër surprizë prej Xhenit.
Ditën e djeshme Xheni ka festuar 24-vjetorin e lindjes në një darkë romantike me qirinj me partnerin e saj të ri. Surpriza e vërtetë ka qenë propozimi për martesë dhe unaza e fejesës që ka marrë.
Në Instagram Xheni shkruan se ajo i tha “Po” të dashurit të saj, pra është gati për t’u martuar.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar, që i kanë kërkuar të zbulojë identitetin e partnerit të saj. Ka patur edhe nga ato komente që aludonin se në fakt partneri aktual është pikërisht Benardi./Blitz.al/