Ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në SPAK.
Spahia, më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale të 14 Majit.
Ende nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.
Kujtojmë se Bardh Spahia ishte në SPAK, më datën 2 tetor ku qëndroi për rreth 30 minuta.
