Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish kryebashkiaku: Koha kur ishte e rrezikshme të ishe socialist!

15:14 / April 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Strugaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Rrustem Strugaj

Fushatat elektorale të zgjedhjeve, viti 1996. Kryetari PS-së Fatos Nano ishte në burg. Sekretari Përgjithëshëm Rexhep Mejdani niset për takimin e planifikuar në Pukë, por grupe të PD-së (Laç Vaudejës të ndihmuara nga ato të Pukës) i bëjne pritë në Qafë Qelë dhe e detyrojnë të kthehet, takimi anullohet. Organizohet për një ditë tjetër dhe njoftimi me telefon bëhet nga Namik Dokle i cili për shkak të përgjimit nga i famëshmi Gazidede merr në telefon kryetarin e PS-së rrethit duke i thënë: na prit në Qafë Qelë tek lokali i Mark Mesulit (në rrugën nga Rrësheni). Ato që përgjonin telefonin, nuk e dinin se ku ndodhej lokali Markut dhe rrinin gjithë ditēn duke pritur në Qafë Qelë, ndërkohe që Rexhepi me Namikun nisen nga Rrësheni. Në mes të rrugës, Rexhepi ndërron makinën duke hypur në një makinë private, ndërkohë Namiku vazhdon rrugën ku ndeshet me pritën e grupeve të PD-së Mirditës, e ndalojnë dhe pyesin, por ai u thotë se jam duke ikur për Kukës. Ato i thonë se po presim Mejdanin, na kanë thënë se do kalojë këndej. Namiku u thotë, Mejdani ka arritur në Pukë, i ka ra nga Vau i Dejës, ndërkohë që ai po vinte nga pas, por nuk u shkonte mendja se mund të ishte në një makinë private të “reckosur” të cilën e lënë të kalojë pa e ndaluar. Ne sëbashku me disa shokë u dolëm përpara dhe i pritëm në Gjegjan, në kufi me Mirditën.

Kështu u zhvilluan zgjedhjet e asaj kohe nën komandën e nalt madhnisë së tij Sali Ram Berisha i I-rë. Rezultati spektakolar, nga 140 vende në Parlament, PD 122, PS 10, të tjerat 8 deputetë.

Rezultati u kontestua nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, vendi u fut në kolaps dhe dihen pasojat e ’97 që vazhdojmë t’i vujmë dhe sot e kësaj dite.

rrezikshme rrustem strugaj socialist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.