Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-kryeministri Berisha flet për ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve: Gjah shtrigash!

23:24 / October 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 5 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ndryshimin e ligjit për hapjen e dosjeve që u votua nga kuvend nga PS dhe deputetët e PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Open” Berisha e cilësoi ligjin e ri një gjah shtrigash dhe me qëllime pengmarrje. Sipas Berishës me ligjin e ri, tashmë do jetë qeveria që do të vendosë se kush mund ta marrë dosjen.

“Mashtrues ordiner e ka pak. Kam ligjin e 2008, hapjen e dosjeve dhe lsutracionin. Çfarë thotë neni 26, çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale me atë përmban dosja. Për këto të dhëna i paraqet kërkesë me shkrim Autoritetit të Dosjeve. Çdo shqiptar që ka dashur të njihet me dosjen e tij dhe me persekutorin e tij ka pasur të drejtë absolute ligjore në vitin 2008 për ta bërë këtë dhe këtë ligj ka kundërshtuar Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese. Përveç kësaj ka elementin e dekomunistizimit. Ligji ekzistues është absolutisht vetëm hapje dosje. Nuk është dekomunistizim, nuk është lustracion. Por është modeli gjerman dhe nuk mund të mohohet çfarë thotë.

Neni i tyre është mos hapjen e dosjeve. Ka një nen për deklasifikimin e dosjeve. Ky është ligji në fuqi sot dhe është ligji i hapjes së dosjeve. Ligji tjetër është ligji i gjahut të shtrigave. Në nenin 20 pika 1, shtohet, çdo person gëzon të drejtë të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, jo të vetat, por të këtij, atij. Çdo person gëzon të drejtat të njihet me dokumentet e sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me të drejtën e informimit.

Personi publik është i detyruar, ka zgjidhje tjetër. Personi publik, është ligji i dekomunistizimit. Asnjë person nuk mund të mbajë funksione publike nëse është ky… Çfarë kusuri ka fshatari që për një barrë dushk… Ai shkonte për një thes mollë dhe i thoshte operativi firmos këtu. Merr zyrtarë publik cilindo. Përjashtoji nga detyrat.

Po të shkosh ti të hapësh dosjen, është vetëm për pengmarrje, o bëj këtë, o do të nxjerr këtë. Informacioni, vazhdon ligji, jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e kërkuesit për marrjen e këtij informacioni. Ky është një ligj për gjah shtrigash. Autoriteti përcakton se kujt ia jep dhe kujt nuk ia jep. Ky ligji tjetër përcakton taksative se kush e merr. Vendos qeveria. Ky është gjahu”, tha Berisha.

Berisha hapja dosjeve ndryshimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.