Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha e ka cilësuar “akt shtetar dinjitoz” veprimin e sotshëm të Haradinajt.
Berisha po ashtu ka shfrytëzuar rastin të sulmojë përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe gazetarin Baton Haxhiu.
“Komandanti trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramushi kundershtou me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfolesdhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.