Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, gjykon se Benjamin Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin.
Olmert vuri në dukje se Netanyahu tani po bën një gabim të madh duke u përgatitur për të marrë kontrollin e përgjithshëm të sigurisë së Gazës pasi të eliminohet Hamasi.
Në një intervistë, ai vuri në dukje se lideri aktual izraelit është në një gjendje të krizës nervore ndërsa u përpoq të shmangte shkarkimin nga detyra për dështimin në mbrojtjen e sigurisë kombëtare me rastin e sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor.
“Netanyahu është ‘tkurrur’. Ai është i shkatërruar emocionalisht, kjo është e sigurt. Dua të them, diçka e tmerrshme i ka ndodhur. Çdo minutë që është kryeministër, ai është i rrezikshëm për Izraelin. Seriozisht e mendoj. Jam i sigurt që amerikanët e kuptojnë se është në gjendje të keqe”, tha ai.