Ka jetuar mbi 40 vite me familjen e tij ku është bërë edhe prind, ndërsa sot ka marrë lajmin e hidhur të shembjes së banesës së tij.
Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale përmes edhe disa fotove teksa nuk e fsheh dhimbjen që ndjen për këtë rast
“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vitë, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Mbesat Lira, Era e Nina dhe nipi Alpi. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla. Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan. IM”, shkruan Isa Mustafa në Facebook.