Nikolin Huba është 54-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarrin në Shkodër. Burime bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.
Ai është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.