Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-ministri Beqaj gjykohet për vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal

14:17 / May 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj per sterilizimin 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po mbahet seanca gjyqësore e dosjes “Sterilizimi” që prej orës 13:00, me të pandehurin ish-ministrin Ilir Beqaj. Prokuror i çështjes është Edvin Kondili, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Bib Ndreca kryesues, Flora Hajredini dhe Elsa Ulliri anëtare. Sakaq, të pandehurit janë: Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi.

Beqaj në deklaratën e tij para trupit gjykues ka shprehur se ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme një vendim të vitit 2017, në të cilën thuhet se është pushuar çështja e “Sterilizimit” nga Prokuroria e Tiranës. Ai ka kërkuar që kjo të merret si një provë.

“Mbrojtja ime ka marrë një përgjigjie nga zoti Kondili, si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda. E kam bërë disa herë këtë kërkesë. SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi këtë vendim, që shkoi tek Kuvendi për komisionin hetimor.

Vendimi ka të bëjë me një vendim të Prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkojë si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajsinë e një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si prove”, tha Beqaj.

GJKKO Ilir Beqaj sterilizimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.