Ish-ministri Petrit Vasili në një shënim në mediet sociale ka publikuar disa foto të socialistëve të cilët janë grumbulluar pavarësisht apelit të qeverisë për të respektuar masat në kuadër të pandemisë së COVID-19.
Vasili i bën thirrje SPAK për hetim, ndërkohë që thekson se njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle.
“SPAK zgjohu, Rama dhe qeveria përhapën dhe përhapin Pandeminë,ja faktet!(FOTO). Kanë edhe fytyrë keta të qeverisë dhe gjobisin qytetarë e biznese për Pandeminë. SPAK boll fjete!! Njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle. Ju të SPAK shihini Fotot, boll u trembët, bëjeni detyrën dhe çojini në burg këta genocidistë”,- shkruan Vasili.