Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish Miss Zvicra mbytet nga bashkëshorti biznesmen që pretendon ‘vetëmbrojtjen’ 

22:07 / September 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
62482284
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ish-finaliste e Miss Zvicrës mësohet se është vrarë dhe copëtuar nga bashkëshorti i saj që tashmë ka apeluar për t’u liruar nga burgimi në Basel.

Trupi i modeles 38-vjeçare Kristina Joksimovic ishte gjetur në shkurt në qytezën e Binningen, i vrarë nga bashkëshorti i saj i emëruar vetëm si 41 vjeçari Thomas në mediat vendase, apeli i të cilit u refuzua sot nga gjykata e Lausanne.

Hetimet e tragjedisë që u mbyllën sot tregonin për probleme të rënda mendore, të cilat kishin përcaktuar ngjarjet, sipas zyrtarëve.

Kristina, nënë e dy fëmijëve të çiftit, besohet se ishte vrarë pasi kishte kërcënuar bashkëshortin me thikë. Ky i fundit e kishte mbytur bashkëshorten dhe më pas në panik besohet se kishte coëptuar trupin, shkruan Daily Mail.

Të tjera detaje makabre jepeshin për ngjarjen nga mediat vendase, por jo një motiv i saktë për konfliktin. Raporti i mjekësisë ligjore kontradiktonte versionin e vetëmbrojtjes të të akuzuarit, sipas rrjetit zvicerjan FM1 Today.

Thomas ishte arrestuar një ditë pas gjetjes së mbetjeve të trupit të gruas nga ‘një palë e tretë’ në shkurt, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Miqtë e çiftit shprehnin tronditjen me lajmin teksa një prej tyre tha për rrjetin Blick: “Mua më dukeshin si familja e përktyer”. Çifti jetonin në një shtëpi të madhe me pamje të lartë mbi qytetin e Basel, shkruante rrjeti vendas ‘20 Minuten’.

Ndërsa një tjetër i njohur tha se lidhja e tyre ishte në krizë prej disa muajsh, teksa raportohet se policia ishte thirrur në banesën e tyre për arsye të dhunës shtëpiake.

Disa javë para vdekjes Kristina postonte në rrjet foto të çiftit me pushime, pranë dritares së një hoteli luksi me pamje nga liqeni i Lucerne. Hetuesit thanë se Thomas, biznesmen, tregonte një nivel të konsiderueshëm energjie kriminale të rrëfimin e tij te krimit.

Ata citonin “mungesë empatie dhe gjakftohtësi në vrasjen e bashkëshortes, madje me tipare sadiste apo sociopate.”

Kristina, e lindur në Binningen me origjinë nga Serbia, kishte kaluar nga pasarela në mësimin e modelingut për vajza të reja dhe konkurente të Miss Zvicra. Ajo kishte fituar më parë kompeticionin Miss Zvicra Veriore dhe më vonë ishte finaliste e Miss Zvicra.

Ish Miss Zvicra Christa Rigozzi, tha për rrjetin 20 Minuten në shkurt: “Është e tmerrshme, mendjen e kam te dy vajzat e saj. Ishte një grua e bukur dhe e dashur”.

Nadine Vinzens, ish-Miss Zvicra, mikeshë e Kristina, tha: “Jam zemërthyer, ishte një person i mirë e i dashur. Nuk do të të harroj kurrë”.

Gjyqi pritet se shpejti, shkruan rrjeti Daily Mail.

bashkeshorti miss zvicra Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.