Dikur ishte njëra ndër supermodelet më të suksesshme në botë, gjatë karrierës së saj ka lindur tre fëmijë dhe ka thyer zemrat e shumë meshkujve.
Christie që nga mosha e saj 13-vjeçare është vegjetarianë, pi shumë lëngje, rregullisht bën piling trupi dhe, ajo që është më e rëndësishme, kurrë nuk i ekspozohet diellit pa mbrojtje përkatëse.
Megjithatë, një herë ka pranuar që ka përdorur filerë dhe botoks, mirëpo ka deklaruar se nuk kishte qenë e kënaqur me rezultatet, prandaj e ka ndërprerë atë praktikë.



