Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 1″, Balina Bodinaku ka komentuar rikthimin e Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në “Wake up”, ajo u shpreh se moderatorja nuk po bën lojë aty brenda.
Balina e konsideroi qëndrimin e Kiarës në “Big Brother” për të përfituar disa followers ose për të siguruar një emision, e jo për të ftuar çmimin e madh.
“Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi. Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi, që kanë hyrë, jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar. Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hy njëherë, të kap ca ‘followers’, të kap një emision. Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën. Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin”, u shpreh Bodinaku.