Bashkëshortja e ish policit të vrarë mbrëmjen e të martës, Santiago Malko në Tiranë ka qenë gjithashtu punonjëse e forcave “Shqiponja”.
Efektivja me origjinë nga Dibra, Dea Riçku ka bërë gjithashtu një kurs profesional 6-mujor, ku është trajnuar si police. Ndërkohë që ka studiuar për Juridik në Universitetin shtetëror të Tiranës për master shkencor Penal.
Lexo edhe- Identifikohet viktima e atentatit te ‘Xhamlliku’. Ai është Santiago Malko
Dea Riçku e filloi punën si police e rendit në komisariatin e Kamzës dhe në janar të 2016-ës punoi me patrullën e “Shqiponjave”. Prej disa kohësh nuk është më pjesë e forcave të policisë.