Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është nën hetim për mashtrim si pjesë e hetimit për financimin e fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007. Mësohet po ashtu se Sarkozy akuzohet për shantazhim të dëshmitarve dhe për komplot për të kryer mashtrim.
Çështja kundër Sarkozy-t, ende një figurë me ndikim në politikën franceze, lidhet me akuzat se ai mori para nga diktatori i ndjerë libian Moamer Kadafi për të financuar një nga fushatat e tij zgjedhore, për të cilën ai do të dalë në gjyq në vitin 2025, raporton Reuters.
Një dëshmitar kyç në atë rast, biznesmeni franko-libanez Ziad Takieddine, kishte pohuar se ai dorëzoi tre valixhe të mbushura me një total prej pesë milionë eurosh (5.3 milionë dollarë me tarifat aktuale) në 2006 dhe 2007.