Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-presidenti Moisiu i tërheq vëmendjen Metës: S’mund ta përfaqësosh kombin nëse bëhesh palë

20:07 / February 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë një mesazh Ilir Metës, teksa e rekomandon këtë të fundit të mos bëhet palë por të debatojë në respektimin dhe në kërkesën për respektimin e kushtetutës.

“Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike.

Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas experiencës”, është shprehur ai për Ora News!

2bd0f4f8 4b19 4872 9222 a010fbaf99da

Ceremonia e vlerësimit

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu u nderua këtë të premte me titullin “Nderi i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Tiranë. Titull që iu dorëzua nga kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi.
“Në shenjë vlerësimi të lartë, për kontributin e çmuar në shoqërinë tonë duke qenë shembull frymëzimi për vlerat e qytetarisë, shtetit të së drejtës dhe shërbimi ndaj atdheut“, shkruhej në motivacionin që Dalipi akordoi për nder të ish-presidentit.
I emocionuar nga ceremonia Presidenti Moisiu falënderoi kryetarin e Këshillit të Qarkut dhe ia dedikoi atë vlerësim familjes dhe miqve të cilët e mbështetën atë gjatë karrierës së tij të gjatë.
“Ata që nuk vlerësojnë kontributin e të parëve të tyre janë shkatërruesit e kombit të tyre. Dua ta falënderoj zotin Dalipi që po bën një punë të mirë për të vënë në vend dhe për të përkujtuar vlerat e atyre njerëzve që kanë kontribute” u shpreh Moisiu.
“Roli i tij në historinë moderne të Shqipërisë është padyshim një shembull dhe inkurajim duke shtuar dhe kontributin i tij të çmuar gjatë luftës Antifashiste Nacional çlirimtare. Vendosmëria e tij për një shtet të së drejtës, por dhe për proceset integruese në aleancës euroatlantike janë dhe do të mbeten një vlerë e padiskutueshme” u shpreh Dalipi gjatë fjalës së tij.
Në këtë ceremoni nderimi morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Bardhyl Kollçaku, Prefektja e Qarkut Tiranë Suzana Jahollari, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi, kryetarët e bashkive të Qarkut, familjarë, miq, të afërm dhe dashamirës të z.Moisiu.

moisiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.