Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-Presidenti paralajmëron: Pritet tërmet politik, një parti shkërmoqet

18:45 / June 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moisiu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka paralajmëruar një tërmet politik, si nga opozita, ashtu edhe nga mazhoranca. Në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”, ish-Kreu i Shtetit është shprehur se një parti politike do të shkërmoqet, duke shtuar se më e rrezikuar është opozita, pasi sipas tij, djegia e mandateve ishte një gabim i madh dhe një përbuzje e popullit.

“Kompletimi i Parlamentit mund të çojë në krijimin e një force të katërt politike. Një forcë politike do neutralizohet përfundimisht, do shkërmoqet dhe do krijohet një forcë e re. Shkërmoqje te partitë e opozitës? Po sigurisht. Edhe mazhoranca do ketë pasojat e saja. Ky është një tërmet politik dhe ky do ketë pasoja në të dy krahët, por për opozitën do të ketë më shumë, sepse ata bënë një gabim me djegien e mandateve. Mandatin ta jep populli për të ushtruar të drejtën e tij. Kjo është sjellje shumë negative ndaj popullit, është përbuzje e popullit”, është shprehur Moisiu.

Më tej, ish-Presidenti Moisiu është shprehur se politikanët shqiptarë kanë abuzuar, shkelur ligjin dhe kanë bërë budallallëqe pa fund, por deri më tani asnjë nuk është arrestuar. Kjo është arsyeja, sipas Moisiut, pse politikanët kanë vijuar t’i trashin zullumet, pasi nuk kanë pasur frikë nga drejtësia. Por, për ish-Kreun e Shtetit përmbyllja e Reformës në Drejtësi do të sjellë patjetër ndëshkime.

“Politikanët kanë abuzuar dhe shkelur ligjin në vendin tonë. Ata janë lejuar ta bëjnë këtë pa pasoja dhe kjo nuk është e drejtë, pasi çdo gjë duhet paguar. Te ne politika bën budallallëqe pa fund dhe s’ke asnjë të arrestuar, apo me burgim. Kjo e ka trashur, janë bërë palë-palë gabimet, abuzimet, zullumet. Janë trashur kaq shumë sa politikanët tanë mendojnë se nuk ka ligj, nuk ka rregull dhe mund të bëjmë ç’të duam, pasi nuk merret kush me ne.

Faturën e paguan populli dhe kjo është e keqja. Shpresoj që pas përmbylljes së Reformës në Drejtësi kësaj t’i jepet fund. Do të kërkohet llogari qoftë për pasurinë e paligjshme, qoftë për veprime kushtetuese. Kështu e ka pësuar gjithë bota. Duhet të ketë ndëshkime, dhe padyshim që do të ketë, madje kjo frikë i ka lejuar disa politikanë të bëjnë veprime të pamatura”, ka theksuar ish-Presidenti.

ish presidenti termet poltik tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.