Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish prokurori Beci: Policia ka bërë kontrolle të shpeshta në kampin e muxhahedinëve

22:35 / June 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eugen beci 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish prokurori Eugen Beci thotë se veprimet online që kryhen nga muxhahedinët në kampin e vendosur në Manzë kanë rritur dyshimet e autoriteteve shqiptare gjatë hetimit.

Ai u shpreh në ‘Panorama TV’ se kontrolli i sotëm nuk është i rastësishëm pasi përkon me disa sinjalizime nga Homeland Justice përgjatë ditëve të fundit.

“Shqipëria nuk ka një marrëveshje me SHBA që të pranojë muxhahedinët. Ama të dy palët politike kanë pranuar të krijojnë një veprimtari të tillë këtu. Veprimet online krijojnë dyshimin që ata mund të kenë probleme dhe sa i përket hakërrimeve të ndryshme. Duhet të shohim që ditët e fundit ka një të dhënë interesante. Homeland Justice, ajo po thotë që nga Shqipëria po bëhen sulme. Gjatë këtyre ditëve Shqipëria merr lëvizje për të kontrolluar pajisje”, u shpreh ai.

Ai tha se ministria e Brendshme në vendin tonë ka pikë kontakti me kampin ndërkohë policia shqiptare ka kryer disa herë kontrolle në ambientet e brendshme të tij për veprimtari të ndryshme kriminale.

“Ministria jonë e brendshme ka pikë kontakti zyrtare me kampin. Policia shqiptare në mënyrë të herë pas hershme ka bërë kontrolle në kamp për mbjellje kanabisi dhe veprimtari kriminale të dyshuar. Kanë hyrë disa herë forcat e policisë në këtë kamp. Duke pasur informacion, pikë kontakti dhe të dhëna të mjaftueshme se çfarë ndodh aty brenda do veprosh”, deklaroi Beci.

Eugen Beci kontroll muxhahedinet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.