Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-prokurori për skandalin e Safet Gjicit: Është më shumë se vepër penale

18:31 / June 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkelqim Hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka komentuar situatën e drejtësisë në vend, si edhe ngjarjet e bujshme të hetuara nga SPAK. Hajdari foli së pari mbi lirimin nga qelia te ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për dënimin e të cilit tha se është një ogur i mirë për të ardhmen e drejtësisë në vend.

Sa i përket lirimit, ai u shpreh se arsyetimi i gjykatës është dukur normal dhe se dalja nga burgu e Tahirit nuk do ndryshojë gjë pasi gjithsesi ai e ka marrë dënimin. Ai foli më tej për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin tha se prokuroria nuk do ketë pengesë vijimin e hetimeve, ku mund të zbulojë edhe vepra të tjera penale.

Së fundmi, Hajdari komentoi edhe video-skandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, teksa u shpreh se nuk ka rëndësi kualifikimi në vepër penale apo jo, pasi në gjykimin e tij, ajo që ndodhi është më shumë se një vepër penale.

“Unë e kam parë nga larg lirimin e Tahirit nga qelia. Nga jashtë arsyetimi duket si një gjë normale. Dënimi i Tahirit, edhe i ish-zyrtarëve të tjerë, këta janë ogurë të mirë dhe i kam pritur. Unë pres nga SPAK goditje persistente të dosjeve që ka në hetim. Nuk do ketë më probleme për të çuar zyrtarë të lartë para drejtësisë, akulli është thyer. Qëllimi i dënimit është rehabilitimi. Si e bëri apo jo atë një vit e gjysmë Tahiri, ai e ka marrë dënimin.

Prokuroria nuk ka pengesë të hetojë për veprimtari të tjera të Dakos. Për atë do hetohet dhe mund të dalin vepra të tjera penale. Hetimet nuk duhen paragjykuar.

Mendoj se në administratë problemi më i madh është korrupsioni. Këtu duhen rregullime ligjore që përgjegjësia të jetë direkte sepse ne akoma procedurat e tenderimeve bëhen nga nivelet teknike të institucioneve. Drejtimi politik nuk është i përfshirë, por kjo histori duhet zgjidhur.

SPAK nuk bën punë operative. Organet e tjera në shtet duhet të bashkëpunojnë me SPAK duke ia bërë prezente rastet. Opozita ka ndihmuar me denoncimet e saj. Një çështje kur nis hetimin, do e ketë një fund. Inceneratorët patën një tendencë për pushim, por tani po hetohet. Jam i bindur se SPAK do jetë histori suksesi në Shqipëri.

Rasti i kryebashkiakut të Kukësit, për hir të masës që mori, nuk ka rëndësi kualifikohet në vepër penale apo jo. Për mua është më shumë se një vepër penale”, u shpreh Hajdari.

Safet Gjici shkelqim hajdari skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.