Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-prokurori që hetoi Donald Trump nën hetim, Jack Smith akuzohet për shkelje të ligjit federal

09:03 / August 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2386
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhek Smith (Jack Smith), prokurori special amerikan që burgosi Hashim Thaçin dhe hetoi Donald J. Trump, ka përfunduar nën hetim për veprimet e tij.

Zyra e Prokurorit Special në SHBA ka nisur një hetim për ish-prokurorin special JackSmith, i cili drejtoi hetimin ndaj Presidentit Trump në vitin 2020 për zotërimin e papërshtatshëm të dokumenteve të klasifikuara dhe përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas medias amerikane, hetimi mund të jetë nisur për shkelje të atij që quhet “Akti Hatch”, i cili i kufizon punonjësit qeveritarë nga disa aktivitete politike.

Prokurori amerikan Jack Smith, i cili kishte qenë prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 dhe kaloi dy vitet pasuese duke vazhduar hetimin e Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 24 qershor 2020, ndërkohë që hetimi ishte ende duke u zhvilluar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhej rrugës për në Uashington me ftesë të presidentit Trump për t’u takuar edhe me presidentin serb #Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Ishte kjo një përpjekje serioze për të afruar Prishtinën dhe Beogradin në një marrëveshje historike.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, zyra e Smith lëshoi një deklaratë për shtyp, ku thuhej se ishte ngritur një aktakuzë kundër Presidentit të Kosovës dhe tre veteranëve të tjerë të UÇK-së, duke bërë që Thaçi të kthehej menjëherë në Kosovë dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë të anulohej.

Aktakuza e Hagës dhe prokurorit Smith u konfirmua vetëm më 26 tetor 2020. Ata akuzuan Thaçin dhe ish-drejtues të tjerë të UÇK-së me akuza të shumta për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje.

Më 5 nëntor 2020, Thaçi dha dorëheqjen nga presidenca dhe 4 të akuzuarve iu dorëzuan urdhër-arrestet. Ata u dorëzuan në Gjykatën e Hagës dhe u vendosën në paraburgim, ku ndodhen prej pothuajse 5 vjetësh.

jack smith Promuror tirananews.al trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.