Një ish-shef i spiunazhit rus ka akuzuar Vladimir Putin për dështime të madhe në luftën e Ukrainës.
Vladimir Kvachkov, 75 vjeç, tha se as presidenti, as ministri i tij i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, por as shefi i shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov nuk ishin “të aftë të bënin luftë”.
Ai këtë e tha pasi një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor për “diskreditim të forcave të armatosura”, raporton.
“Ata thonë se po diskreditoj forcat e armatosura. Sipas mendimit tim, qytetarët e mëposhtëm po diskreditojnë forcat e armatosura – Putin, Shoigu dhe Gerasimov”, deklaroi ai.