Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ish-trajneri i pëfaqësueses Hafizi: Po shkojmë poshtë e më poshtë

10:29 / September 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hafizi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, mendon se ndeshja e djeshme ka treguar se Shqipëria nuk po arrin të bëjë progres, por po shkon gjithnjë e më keq. Në “SuperSport” ai theksoi se Shqipëria nuk kishte shfaqur asnjë gjë.

“Mendoj që me këtë lojë ishte një nga ndeshjet që nuk bëmë asgjë, shënuam një gol për shenjë. Mund të jetë një nga ndeshjet me të dobëta që kemi zhvilluar. Në të gjitha intervistat edhe të lojtarët, nuk e di ku e merrnin kurajon që thonë ne do të merrnim pikë. Kështu nuk merret pikë, nuk bëhet lojë. Kështu nuk kishte as lojë e as zemër në fushë, nuk kishim asgjë. Nuk ishte se po shkojmë në Francë sikur nuk ka futboll atje. Unë shoh që ne nuk kemi rritje në këto ndeshje, por po shkojmë poshtë e më poshtë.

Ndoshta kundërshtari na ka studiuar mirë, se me këtë skemë që luan Franca, pse duhet të luash me tre në qendër kur ata kanë një sulmues. Rezultati 4-1 është nga joprofesionalizmi. Nuk kam dëgjuar ndonjëri si ato fjalë të lojtarëve.

Ne nuk bëmë asgjë, i lëmë gabimet se janë pjesë e lojës, ne edhe në ato 15 minuta nuk shkuam në portë, ne nuk bëmë asnjë veprim. Kishim vështirësi në organizimin e lojës, kur nuk ke lojtarë që mbajnë topin, kur e ndërtojmë me topa të gjatë. Si e pengojmë një kundërshtar që është në të gjitha nivelet më lart? Nuk është se humbëm se i falëm dy gola, ne nuk bëmë asgjë në fushë.

Ne nuk mësuam gjë, nuk po luanim futboll. Armenia luajti futboll me 10 vetë ndaj Italisë, patën raste, ato që ne i mundëm 3-0 ndaj Italisë. Ne dalim me humbje por të paktën të dalim me lojë, gjëra që mbeten në kujtesë. Ne mirë që nuk po luajmë në sulm, por as në mbrojtje nuk po luajmë mirë”, tha Hafizi.

Astrit Hafizi përfaqësueses shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.