Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence pritet të mbërrijë të enjten në Tiranë.
Lajmi për vizitën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë u konfirmua për “News24” nga zyra e shtypit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
Pence do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Kujtojmë se në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.