Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona janë duke e përjetuar të ndarë këtë periudhë karantine dhe kjo sepse secili duhet të kujdeset për familjen e tij. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” për Vizion Plus, Devis Xherahu zbuloi se dora që fshihet pas videove argëtuese që hedh në instagram është e mamasë së tij.
“Unë kam nënën në një moshë madhore 70 vjeç edhe familja e Ertemionës e ka një gjyshe që duhet të jetë afër. I kemi ndarë detyrat kemi marrë në patronazh prindërit tanë. Këtë periudhë karantine e kemi zgjedhur të rrimë afër prindërve t’ju shërbejmë. Dikur na shërbenin ata tani iu erdhi koha tju shërbejmë ne atyre. Kamera për çudi është nëna ime në të gjitha videot që shikoni,”– tha ai.
Sikundër pjesa dërrmuese e djemve edhe Devisi ka probleme me modelin e flokëve në mungesë të berberëve i është ti presë flokët vetë.
“Unë jam praktik si tip dhe t’i dal zot vetes vetë dhe thashë ja ku erdhi koha që të filloj një zanat të ri. Kjo qethja që shikoni ju është qethja që është në video para 5-6 ditësh. Isha bërë si arushat pandaj,”– shtoi këngëtari.
Sa i takon gatimit, edhe Devisi si korçar që është nuk mund të rrijë pa eksploruar në recetën e qofteve, të cilën sipas nënës së tij më mirë të mos e përsërisë me.